PE pro programit të posaçëm të vizave për gratë afgane

Deputetët europianë i bënë thirrje BE-së të krijojë një program të veçantë vizash për gratë afgane, të cilat kërkojnë të shpëtojnë nga sundimi taleban.

- Advertisements -

Në një rezolutë të miratuar me 536 vota pro, 96 kundër dhe 50 abstenime, ata i bëjnë thirrje “Bashkimit Evropian dhe shteteve të tij anëtare të punojnë së bashku për të lehtësuar evakuimin e qytetarëve të BE-së dhe afganëve në rrezik, veçanërisht me anë të korridoreve të sigurta”.

Parlamenti Evropian “mirëpret” organizimin nga ana e Komisionit Evropian të një forumi në fund të shtatorit për refugjatët afganë dhe konsideron se “strategjia e Bashkimit duhet të sigurojë si përparësi përgjithësimin e zhvendosjes së atyre që janë më në rrezik dhe më të cënueshëm, si edhe të rrugëve të tjera plotësuese, të tilla si dhënia e vizave humanitare dhe një program i veçantë vizash për gratë afgane, të cilat kërkojnë të ikin nga regjimi taleban”.

PE “nxit shtetet anëtare të rivlerësojnë, në dritën e ngjarjeve të fundit, kërkesat në pritje për azil dhe kërkesat e marra kohët e fundit, përfshirë kërkesat e refuzuara” dhe “thekson se nuk duhet të ketë kthime me forcë në Afganistan, pavarësisht nga rrethanat”.

Në një takim në fund të gushtit, ministrat e Brendshëm të 27 vendeve të BE-së ranë dakord të mbështesin vendet fqinje të Afganistanit për pritjen e refugjatëve, nga frika e një fluksi migrues në BE, i krahasueshëm me atë të vitit 2015.

LEXO EDHE:

Back to top button