Do ta tregosh kudo! Recetë spanjolle për sallatën kremoze me patate

Një sallatë e shijshme që mund ta hani në çdo pjesë të ditës dhe mund të shërbejë edhe si vakt.

Përbërësit e nevojshëm (sasi janë për 3-4 porcione):

½ kg patate të vogla
3 lugë vaj ulliri
1 ¼ lugë çaji kripë
½ lugë çaji piper
2 thelpinj hudhër, të grira imët
4 lugë majonezë
1 lugë gjelle lëng limoni
1 lugë çaji mustardë

Mënyra e përgatitjes:

Ngroheni furrën në 200 C°. Pritini patatet në gjysmë ose katërsh dhe vendosini në një tas. Hidhni mbi to 2 lugë gjelle vaj ulliri, ¾ e një luge çaji kripë dhe piper. Patatet i përziejmë mirë dhe i vendosim në një tavë, mbi të cilën keni vendosur më parë një shtresë me letër furre. Piqni patatet për rreth 40 minuta duke i kthyer dy herë teksa piqen. Ata duhet të marrin një ngjyrë të bukur, të artë. Hiqeni tavën nga furra dhe lërini patatet të ftohen. Në një tas, përzieni ½ lugë çaji kripë, 1 lugë gjelle vaj ulliri, hudhrën e grirë, majonezën, lëngun e limonit dhe mustardën. I përziejmë mirë përbërësit dhe i spërkasim sipër patateve të arta.

Ju bëftë mirë!

LEXO EDHE:

Back to top button