“Do të hedh acid në fytyrë”, kërcënonte shoqen e partnerit, dënohet me burg deputetja

Ndaj Claudia Webb, gjykata vendosi edhe 200 orë shërbim në komunitet.

Deputetja 56-vjeçare u shpall fajtore pas kërcënimeve të vazhdueshme ndaj shoqes së partnerit të saj. Ajo i kishte thënë asaj se do t’i hidhte acid në fytyrë ose do t’i postonte fotot e saj nudo.

Deputetja, anëtare e Partisë Laburiste, u përjashtua nga partia e saj dhe tani ka mandat si e pavarur.

Ajo mund të humbasë vendin e saj nëse 1 % e votuesve në zonën e saj elektorale mbështesin një peticion në internet në favor të dorëheqjes së saj.  Webb ka paralajmëruar se do të apelojë vendimin e gjykatës.

 

LEXO EDHE:

Back to top button