Do të ketë ose jo riformatim të qeverisë?

Gazetare: Fatlume Dervishi

Kabineti qeveritar si duket nuk do të pësojë ndryshime më të mëdha, përveç ministrit të vetëqeverisjes lokale. Edhe pse disa ministra të qeverisë Kovaçevski ishin përfolur si emra potencial për t’u ndryshuar, kryeministri nuk ka plane më të mëdha për momentin.

“Ju thash. Do të jetë vetëm ministri për Vetëqeverisje lokale duke pasur parasysh se ministri është dorëhequr. Plan tjetër nuk ka. Nuk ka plan tjetër”, u shpreh Dimitar Kovaçevski, kryeministër i RMV-së.

Këtë e konfirmojnë edhe nga BDI-ja. As kuadrot e tyre në qeveri nuk do të ndryshohen.

“Ajo u mbetet liderëve të partive politike nëse kanë çfarëdo gatishmërie ose nevojë të bëjnë çfarëdo ndryshimesh në kabinetin qeveritar”, deklaroi Artan Grubi, zv/kryeministër i parë.

Ministri aktual i vetëqeverisjes lokale Goran Milevski dha dorëheqje nga pozita, siç tha ai, për arsye personale. Partia Liberal Demokrate do ta zëvendësojë atë me Risto Penov, ish kryetarin e Qytetit të Shkupit. Votimi ne Kuvend i ministrit të ri do të bëhet sapo të arrihet koordinim për seancë të re me kreun e Kuvendit.

“Unë të them të drejtën jam i lumtur që është propozuar Risto Penov sepse e vlerësoj si një ndër kryetarët më të mirë të komunave jo vetëm në Shkup por në përgjithësi në shtet. Pas vetes ka një numër të madh të projekteve të suksesshme”, u shpreh Dimitar Kovaçevski, kryeministër

Kjo përbërje qeveritare e drejtuar nga Kovaçevski është në funksion nga janari i këtij viti. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button