“Do të zbres Novak Gjokoviqin nga pozita e parë”

Tenisti rus Daniil Medvedev, numri 2 në botë për meshkuj, mendon se së shpejti do të ngjitet në majën e renditjes, aty ku aktualisht ndodhet Novak Gjokoviç. Tenisti rus mposhti rivalin serb në finalen e “US Open” dhe përgatitet për dy turnetë e radhës, turneun Masters të Parisit dhe ATP Finale, që do të organizohen në Torino. Në këto dy turne ai është kampion në fuqi.

“Nuk fshihem, të bëhem numri 1 në botë është ende objektivi im i madh. Novak këtë vit nuk ka luajtur shumë turne Masters, por fitoi 3 grand slam dhe humbi në finale e të katërtit, ndaj ka grumbulluar shumë pikë dhe është normale që është numri 1. Do të jetë e vështirë ta kaloj që këtë vit, ndaj për mua mbetet viti tjetër të shpresoj të rokada. I kam të gjitha mundësitë për ta mposhtur sërish dhe për të dueluar me Novak për kreun e renditjes. Humbjet që kam patur ndaj tij më parë më kanë rritur edhe më shumë si tenist, duke fituar përvojë”, tha Medvedev.

LEXO EDHE:

Back to top button