Zaev: Arsovska ka shtetësi bullgare, pres që të tërhiqet

-E vërtetoj se Danella Arsovska është shtetase e Bullgarisë, kështu deklaroi sot kryeministri Zoran Zaev në “Utrinski Brifing”.

“Kjo është çështje shumë serioze. Ajo nuk e mohon. Nuk ka asnjë mohim të qartë. E vërteta do të dalë deri në fund. Në Shkup zgjidhet kryetar komune, në Bullgari zgjidhet (kmet) kryetar komune. Në vitin 1941 Shkupi ka pasur “kmet”, por tani zgjedhim kryetar komune. Unë pretendoj se edhe Danela Arsovska është edhe shtetase e Bullgarisë. Problemi është politik, etik, i pandershëm. Duhet të njoftojë qytetarët”, tha Zaev.

Kreu i LSDM-së tha se pret nga kandidatja Daniella Arsovska që të tërhiqet nga gara për kreun e Shkupit.

“Pres që Arsovska të tërhiqet menjëherë, nëse e do pak Shkupin dhe shkupjanët. Ky është poshtërim” tha Zaev.

LEXO EDHE:

Back to top button