“Do t’i dërgojë një kamion me çokollata zvicerane para derës së shtëpisë”

Gabimi i tij mund t’i kushtonte shtrenjtë Bajernit të Munihut, por, për fat të mirë, Matijs de Ligt ka ndërhyrë mbi vijën fatale, për të mos e lejuar Vitinja-n të festonte.

Jan Zomer, që në pjesën e dytë më pas shleu gjithçka, duke i mohuar golin Serhio Ramosit, ka një borxh për t’i shlyer mbrojtësit holandez. Zommer tashmë di të falënderojë mbrojtësin holandez.

“Do t’i çoj një kamion plot me çokollatë zvicerane para derës së shtëpisë së tij”, tha Zomer.

 

Portieri zviceran shpjegoi edhe ecurinë e ndeshjes ndaj PSZH-së.

 

“Unë mendoj se ne u mbrojtëm shumë mirë dhe, në pjesën e dytë, ishim më të mirë në gjetjen e hapësirës midis linjave.”

 

Bajerni fitoi pastër 2-0, por rezultati mund të kishte qenë më i thellë. Gjithsesi, ai gol i shpëtuar nga De Ligt ishte momenti kur sfida mori kthesën në favor të bavarezëve, që me atë që treguan mbeten favoritë për të triumfuar në Ligën e Kampionëve.

LEXO EDHE:

Back to top button