Dokumente të klasifikuara zbulohen edhe në shtëpinë e Mike Pence

Dokumente të klasifikuara zbulohen edhe në shtëpinë e Mike Pence

Dosjet e klasifikuara janë gjetur në shtëpinë e ish-presidentit amerikan, Mike Pence në zbulimin e fundit të dokumenteve sekrete nëpër shtëpitë e zyrtarëve që kanë shërbyer në pozitat e larta të qeverisë.

Këto dokumente, të zbuluara në javën e kaluar nga një avokat për Pence në shtëpinë e tij në Indiana, i janë dorëzuar FBI-së.

Hetuesit ndërkohë po shqyrtojnë dokumentet e presidentit Joe Biden dhe ish-presidentit Trump.

Përfaqësuesit e Pence dërguan letër në Arkivat Kombëtare për t’i paralajmëruar për dokumentet.

Zhvillimi i fundit doli pasi zoti Pence kërkoi ndihmë ligjore nga specialistë në trajtimin e dokumenteve të klasifikuara “nga kujdesi i shtuar”.

Ai kërkoi ndihmë “pasi u bë publike se dokumente me shenja të klasifikuara u gjetën në rezidencën e presidentit Joe Biden në Wilmington”, thuhej në letër, raporton BBC.

Avokatët gjetën “një numër të vogël dokumentesh që mund të përmbajnë informacione të ndjeshme ose të klasifikuara”, të cilat u mbyllën nga ish-zëvendëspresidenti në një kasafortë.

Sipas mediave amerikane, dokumentet besohet se fillimisht janë dërguar në shtëpinë e zotit Pence në Virginia përpara se të dërgohen më vonë në Indiana.

Pasi që letra u bë publike, Trump doli në mbrojtje të Pence, duke iu drejtuar platformës së tij të mediave sociale Truth Social për të thënë se ai është “një njeri i pafajshëm”.

“Ai kurrë nuk bëri asgjë të pandershme me vetëdije në jetën e tij,” shkroi Trump. “Lëreni të qetë!!!”.

Pence kishte thënë vazhdimisht gjatë muajve të fundit se nuk besonte se kishte dokumente të klasifikuara.

Në fillim të këtij muaji, ai i tha CBS se ishte i bindur se rishikimet e dokumenteve në shtëpinë e tij ishin bërë “në një mënyrë të plotë dhe të kujdesshme”.

LEXO EDHE:

Back to top button