Reali ofron mesfushorin francez dhe 100 mln euro për yllin 19 vjeçar

Xhud Bellingam e ka “nxehur” merkaton e verës edhe pse aktualisht jemi ende në atë të janarit. Për mesfushorin e Borusia Dortmund interesohen klubet më të mëdha europiane me Man. Sitin dhe Real Madrid që janë deklaruar hapur se do të garojnë deri në fund për shërbimet e 19-vjeçarit.

Madje, spanjollët janë shumë serioz kur vjen puna te objektivat e merkatos dhe së fundmi duket se kanë gati edhe ofertën që do të “lëkundë” Dortmundin.

Sipas Sky, “Los Blancos” janë të gatshëm të ofrojnë deri në 100 milionë euro për Bellingamin, por për të shtuar edhe më shumë shanset e nënshkrimit me britanikun pritet t’i ofrojnë Dortmund edhe Eduardo Kamavingan.

Francezi mund të përfshihet në këtë tratativë edhe për faktin se nuk e ka bindur plotësisht trajnerin Karlo Ançelotin me lojtarin që i duhen më shumë minuta në këmbë pasi te Real konkurrenca është mjaft e lartë. Tashmë, topi kalon në fushën e gjermanëve, por edhe të Sitit e skuadrave të tjera angleze që nëse munden iu duhet të tejkalojnë ofertën e Realit për të transferuar Xhud Bellingamin.

LEXO EDHE:

Back to top button