Arsenali kërkon sa më shpejt të sigurojë sulmuesin e Juventusit

Sipas “Calciomercatoëeb”, skuadra e Arsenalit është hedhur në sulm për të sjellë në Premier Ligë sulmuesin e Juventusit dhe kombëtares italiane, Federiko Kiesa. 25-vjeçari, që këtë sezon ka luajtur vetëm 6 ndeshje për shkak të dëmtimit, është kampion i “Euro 2020”.

Sulmuesi kaloi një dëmtim të rëndë dhe është rikthyer së fundi në dispozicion të skuadrës bardhezi, që po kalon një moment jo të mirë, pas dënimit me 15 pikë. Duke parë situatën, Arsenal kërkon të rrëmbejë lojtarin, duke i dhënë mundësi të luajë në Ligën e Kampionëve sezonin tjetër.

Kiesa ka një kontratë deri në vitin 2025 me Juventusin dhe kushton rreth 60 milionë euro. Një transferim që nuk do të realizohet tani, por në verën e ardhshme, ndaj Arsenali kërkon të mbyllë sa më shpejt një marrëveshje me klubin e futbollistin, për të siguruar 100% kartonin e lojtarit.

Për momentin, te Juventus nuk duan të diskutojnë për këtë çështje, duke pritur fundin e kampionatit, për të parë se ku do të luajnë sezonin tjetër. Nëse “bardhezinjtë” nuk luajnë në Ligën e Kampionëve,  do të largojnë disa kampionë dhe Kiesa mund të jetë njëri prej tyre, duke qenë se ka pretendentë të gatshëm të paguajnë.

LEXO EDHE:

Back to top button