Dokumentet e gjetura në vilën e Trumpit, zbulojnë informacione për fuqinë bërthamore të një vendi të huaj

Dokumentet e gjetura në vilën e Trumpit, zbulojnë informacione për fuqinë bërthamore të një vendi të huaj

Dokumentet e cilësuar si “tepër sekrete” që FBI i gjeti në pronën e Donald Trumpit në Florida, përmbajnë informacione për aftësinë bërthamore të një vendi të huaj.

Në mbi 90 dosjet e gjetura që kanë mbi 11 mijë dokumente që agjentët e FBI-së i gjetën në vilën e Trumpit në Mar-a-Lago, janë cilësuar si “sekrete”.

Përmbajtja e dokumenteve të sekuestruara fshehin informacione për fuqinë ushtarake të një vendi të huaj – duke mos zbuluar se për cilin vend bëhet fjalë.

“Dokumentet që përshkruajnë fuqinë ushtarake të vendit, në mesin e tyre edhe aftësitë e armëve bërthamore, janë gjetur në mesin e shumë dokumenteve të sekuestruara, që policia federale i gjeti gjatë bastisjes së kryer në shtëpinë e ish-presidentit amerikan”, shkruan Washington Post.

Në mesin e dokumentet që FBI i gjeti janë edhe dokumentet që në detaje përshkruajnë operacionet sekret të SHBA-ve, që kërkojnë miratim të veçantë apo leje që ato të hapen apo të ketë dikush qasje.

E Trump ka akuzuar autoritetet gjatë një konference për media, ku futjen e agjentëve të FBI-së në pronën e tij e ka cilësuar si “veprim monstruoz”.

LEXO EDHE:

Back to top button