“Dollarumma”, tani konvertohet edhe me euro?!

‘Dollarumma’, ose kartëmonedhat false të krijuara nga tifozët e Milanit për të pritur me përbuzje ish-idhullin Xhixhi Donnaruma me rastin e ndeshjes së Ligës së Kampionëve, kundër PSZh-së, po marrin një vlerë të jashtëzakonshme. Copa të vetme apo tufa të kartëmonedhave në fjalë në fakt janë nxjerrë në shitje në faqe të ndryshme me çmimin e disa eurove.

Me pak fjalë, ai që filloi si një gjest përbuzjeje maksimale për portierin italian është kthyer në një biznes të vërtetë në ditët në vijim. Transaksionet kryhen në platforma të tilla si Vinted.it dhe Subito.it, ku kartëmonedhat ofrohen si në copa të vetme ashtu edhe në rrotulla.

Ato fillojnë nga çmimet 3-5 euro për copë, deri te shifrat e rëndësishme për paketimet: 30 euro për një rrotull. Me pak fjalë, pasi u largua nga Milani me kosto zero dy vjet më parë, Donnarumma tani po gjeneron të ardhura për të njëjtët tifozë që e akuzuan atë se nuk e kishte lejuar Milanin të merrte asnjë euro nga largimi i tij: në tregun valutor ‘dollarumma’ rritet…

LEXO EDHE:

Back to top button