Alkaraz: Është një dhuratë që jam në turneun në Torino

Pas triumfit në Uimbëlldon, Karlos Alkaraz nuk ka mundur t’i përmbushë pritshmëritë dhe në turnetë pasardhës ka dalë me kokën ulur. Megjithatë, tenisti nga Mursia shprehet se është gati për turneun e tetë më të mirëve që nis të hënën në Torino ndërsa shtoi se është stërvitur shumë për t’u përmirësuar si teknikisht ashtu edhe fizikisht.

“Pres që në Torino të jem ai Karlosi i muajve të parë të sezonit. Kam pasur një periudhë jo të mirë së fundmi, humbja në Paris ishte e dhimbshme. Por, këtë kohë e kam shfrytëzuar për t’u stërvitur më shumë dhe për t’u përmirësuar. Duhet të shohim dhe të mendojmë gjithnjë pozitivisht. Mendoj se kam bërë këto ditë një punë të mirë dhe ndjehem në formë. Jam më mirë seç e mendoja sepse në pjesën e dytë të vitit kam pasur shumë probleme fizike.

 

Presion për rezultatet? Ndoshta!

Kërkoja ta mbyllja vitin si numri një, por kjo çështje është e humbur. Por, këtë do ta përdor në favorin tim sepse nuk do të mendoj më për klasifikimin. Do të debutoj në një turne ATP Finals dhe do të mundohem ta shijoj sa më shumë të jetë e mundur, për mua është një dhuratë të jem këtu. Por, e kam fituar pjesëmarrjen falë rezultateve të mia”, u shpreh Alkaraz.

LEXO EDHE:

Back to top button