Përveç dy pikëve që i la te Leçe, Milani humbi edhe dy titullar

Milani ka dështuar sërish të marrë fitore në kampionat, teksa ka humbur edhe epërsinë e dy golave. “Rossonerët” kishin epërsi të dyfishtë ndaj Leçes 0-2, por në fund kanë shpëtuar me një pikë pasi kanë mundur të humbasin krejt, por që rezultati përfundimtar ishte baraz 2-2.

Por krahas rezultatit, që ka komplikuar edhe më shumë ecurinë e kuqezinjve në kampionat, në ‘Via Del Mare’ ngjall shqetësim edhe lëndimi i Rafael Leaos, ylli i Milanit që u zëvendësua pas vetëm pak minutash lojë.  Paraprakisht bëhet fjalë për një lodhje muskulore, teksa sulmuesi beson se është ndalur në momentin e duhur, për të mos lejuar rëndimin e situatës, por vetëm ekzaminimet mjekësore do të thonë fjalën e fundit.

Pak a shumë e njëjta situatë edhe për kapitenin Matia Calabria, që gjithashtu do të duhet të kryejë rezonancën magnetike, për të zbuluar shkallën e dëmtimit, teksa Piolit nuk i mbetet veçse të kryqëzojë gishtat që dy titullarët të mos kenë asgjë serioze. Kësisoj përveç dy pikëve që i la te Leçes, Milani ka humbur edhe dy titullar shumë të rëndësishëm.

LEXO EDHE:

Back to top button