Donald Tramp: Messi është lojtari më i madh i të gjitha kohërave
Lionel Messi bashkë me skuadrën e Inter Miamit, kanë vizituar Shtëpinë e Bardhë, si kampionë të SHBA-së. Ata u pritën nga presidenti i Amerikës, Donald Tramp.
Ky i fundit në fjalimin e tij pyeti të pranishmit se kush është lojtari më i madh i të gjithëa kohërave. Pasi turma thirri emri e Mesit, edhe i pari i SHBA-së, u pajtua me ta.
”Kush është lojtari më i madh i të gjitha kohërave – Pele apo Messi?”, pyeti Tramp.
Turma: “Messi!”
Tramp: “Pajtohem. Edhe unë mendoj se është Messi.”
Pas kësaj, Tramp vazhdoi me fjalimin e tij, duke thënë se Messi erdhi me bujë të madhe dhe arriti të fitojë.
“Ata vijnë me bujë të madhe nga vendet e tjera – të gjithë thonë sa të shkëlqyer janë – por nuk fitojnë gjithmonë.
Ky djalë erdhi me bujë të madhe dhe fitoi. Leo, ti erdhe dhe fitove.”, tha Donald Tramp gjatë fjalimit.








