“Për kundërshtarët është një makth të përballen me PSZH, jemi në formë…”

Në prag të ndeshjes së Ligue 1 kundër Monakos, trajneri i PSZH-së, Luis Enrike, e vlerësoi publikisht Uarren Zaïre-Emeri, i cili ka bërë një rikthim të jashtëzakonshëm në javët e fundit. Mesfushori i ri parizien ka rifituar kohën e lojës dhe qëndrueshmërinë, pjesërisht falë shkathtësisë së tij. Zaire-Emeri është vendosur shpesh në pozicionin e mbrojtësit të djathtë, një pozicion në të cilin ai i ka impresionuar plotësisht stafin e trajnerëve.

“Është folur shumë për të, por ai përfaqëson vërtet atë që do të thotë të jesh një produkt i akademisë rinore të PSZH”, tha Enrike.

 

“Është një privilegj të kesh një lojtar si ai, pasi mund të luajë kudo. Ai ka cilësi individuale, teknike dhe fizike. Është një kënaqësi e vërtetë ta stërvitësh atë. E tëra çfarë i duhet është të vijë në konferencën për shtyp: nëse doni, unë mund ta vendos edhe në vendin tim“, tha spanjolli.

 

Luis Enrike diskutoi gjithashtu formën e ekipit, duke hedhur poshtë kritikat për një rënie të mundshme të formës fizike.

 

“Jemi në gjendje të shkëlqyer fizike. Niveli ynë pa top është i pabesueshëm. Ka shumë diskutime për aspektin fizik, por për mua, komponenti mendor është edhe më i rëndësishëm.”

 

“PSZH mbetet në një pozicion ideal: i kualifikuar për Ligën e Kampionëve dhe kryeson Ligën. Është e lehtë të kritikosh PSG sepse jemi një klub i shkëlqyer, por pyetini kundërshtarët tanë. Kur ata përballen me cilësitë tona individuale dhe kolektive, është një makth për ta“, tha Luis Enrike.

LEXO EDHE:

Back to top button