Thyen një rekord që kishte qenë i padiskutueshëm për 37 vjet!

LeBron Xhejms vendosi një tjetër rekord në NBA, pasi tejkaloi Karim Abdull-Xhabarin, në vitin 2023 dhe u bë koshashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave në NBA. Xhejms tejkaloi qendrën legjendare në ndeshjen e fundit të luajtur në numrin e koshave të shënuar nga fusha në NBA (15,838 pikë).

Ai e arriti rekordin në çerekun e parë të ndeshjes kundër Denver Nagets, me një gjuajtje me rikthim nga gjysmë distanca. Abdull-Xhabar shënoi 15,837 gjuajtje nga fusha gjatë karrierës së tij 20-vjeçare në NBA dhe shumë menduan se ai rekord që zgjati 37 vjet nuk do të thyhej kurrë. Më parë, Xhejms e kaloi Abdull Xhabarin për sa i përket minutave, përpjekjeve për gjuajtje nga fusha dhe numrit të përgjithshëm të pikëve të shënuara (43,111 deri në këtë ndeshje).

Gjatë karrierës së tij 23-vjeçare, Xhejms ishte 22 herë pjesë e All-Star, më pas u zgjodh në 21 ekipe All-NBA, gjashtë herë në ekipin All-Defensive, ishte koshashënuesi më i mirë në sezonin 2008, katër herë kampion i NBA-së e shumë rekorde të tjera.

LEXO EDHE:

Back to top button