Pep Guardiola: Ka ende shumë ndeshje që do të vendosin titullin në Premier Ligë

Trajneri i Man. Sitit, Pep Guardiola, ka theksuar se ka ende shumë ndeshje për të luajtur para se të vendoset kampioni këtë sezon në Premier Ligë. Pas barazimit 2-2 ndaj Notingamit, skuadra e Arsenal është shkëputur 7 pikë në renditje ndaj “qytetarëve”.

 

“Janë ende shumë ndeshje për të luajtur. Madje Arsenali ka një më pak se ne, ndërkohë që tani për ne vëmendja është te Njukasëll. Gjithmonë mendoj për atë që vjen më pas. Luajmë mirë, por sigurisht që kemi gjëra për të përmirësuar”, deklaroi Guardiola.

 

“Edhe ne po luajmë për të fituar titullin. Gjithashtu, të gjithë po luajnë për shumë objektiva që ata kanë”, tha spanjolli, që i pyetur për 13 pikët e humbura të Sitit kur ka qenë në avantazh.

“Ndoshta janë shumë. Ka ndeshje ku ndoshta nuk e meritojmë të lëmë pikë”.

 

Lidhur me pretendimin e Haaland për një penallti, Guardiola ishte decid.

“Për këtë temë fola javë më parë. Duhet ta bëjmë shumë më mirë. Është përgjegjësia jonë ta bëjmë më mirë, nuk mund të mbështetemi te gjyqtarët. Është e pamundur. Nuk kam asgjë më shumë për të thënë, e kam thënë edhe në të kaluarën.”

LEXO EDHE:

Back to top button