Donald Trump dhe Melania rezultojnë pozitiv me COVID-19

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump dhe zonja e parë Melania Trump kanë rezultuar pozitiv me COVID-19.

Infektimin me COVID-19 e ka bërë të ditur presidenti Trump nëpërmjet një postimi në Twitter.

“Sonte, Melania dhe unë testuam pozitiv për COVID-19. Ne do të fillojmë procesin e karantinës dhe rikuperimit menjëherë. Ne do ta kalojmë këtë bashkë!” , shkruan Trump.

Për këtë ka shkruar edhe mjeku i presidentit, Sean Conley

“Presidenti dhe Zonja e Parë janë të dy mirë në këtë kohë, dhe ata planifikojnë të qëndrojnë në shtëpi brenda Shtëpisë së Bardhë gjatë rimëkëmbjes së tyre,” shkroi Conley.

LEXO EDHE:

Back to top button