Donatorët premtojnë më shumë se 8 miliardë dollarë për Pakistanin për rikuperimin e përmbytjeve

Donatorët premtojnë më shumë se 8 miliardë dollarë për Pakistanin për rikuperimin e përmbytjeve

Pakistani njoftoi sot se donatorët janë zotuar të japin më shumë se tetë miliardë dollarë për rimëkëmbjen e vendit nga përmbytjet shkatërruese të vitit të kaluar, të cilat konsiderohen si rezultat i fatkeqësive klimatike.

Zyrtarë nga rreth 40 vende, si dhe donatorë privatë dhe institucione financiare ndërkombëtare, po përgatiten për një takim në Gjenevë, ndërsa Islamabad kërkon ndihmë për të mbuluar gjysmën e 16.3 miliardë dollarëve të nevojshëm për rimëkëmbjen.

Ujërat vazhdojnë të zvogëlohen pas shirave të musonit dhe shkrirjes së akullnajave, të cilat kanë vrarë të paktën 1700 njerëz dhe kanë zhvendosur rreth tetë milionë.

Ministrja e Informacionit e Pakistanit, Marium Aurangzeb, theksoi se ndihma e premtuar arriti në 8.57 miliardë dollarë dhe tha se ndër donatorët janë Banka Islamike për Zhvillim (4.2 miliardë dollarë), Banka Botërore (dy miliardë dollarë), Banka Aziatike për Zhvillim (1.5 miliardë dollarë), si dhe Bashkimi Evropian dhe Kina, ndërkohë që kontribuuan edhe Franca dhe SHBA.

Më herët sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres bëri thirrje për investime të mëdha për të ndihmuar Pakistanin të rimëkëmbet nga ajo që ai e quajti një “katastrofë klimatike me përmasa monumentale”./kp/

LEXO EDHE:

Back to top button