Kina kryen sërish manovra ushtarake pranë Tajvanit

Kina kryen sërish manovra ushtarake pranë Tajvanit

Ushtria kineze mbajti stërvitje të përbashkëta të sulmeve luftarake në shkallë të gjëra, duke dërguar avionë luftarakë dhe anije të marinës drejt Tajvanit, thanë ministritë e mbrojtjes të Kinës dhe Tajvanit.

Stërvitja përkoi me vizitën e një grupi ligjvënësish gjermanë që zbarkuan në Tajvan të hënën në mëngjes, shkruan Radio Evropa e Lirë.

Në krye të delegacionit është Marie-Agnes Strack-Zimmermann, e cila drejton Komisionin e Mbrojtjes të Parlamentit Gjerman.

Ligjvënësit gjermanë do të takohen me presidentin e Tajvanit, Tsai Ing-wen, si dhe me kreun e Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Tajvanit dhe zyrtarë të tjerë.

Kina ka rritur presionin e saj mbi ushtrinë e Tajvanit në vitet e fundit duke dërguar aeroplanë luftarakë ose anije të marinës pothuajse çdo ditë drejt ishullit të vetëqeverisur. Kina pretendon sovranitetin mbi ishullin, i cili u nda nga Kina në vitin 1949 pas një lufte civile.

LEXO EDHE:

Back to top button