Donçiç në ekipin e sezonit, Xhejms “mbret” i NBA-s

Drejtuesit e NBA-s, kanë publikuar emrat e basketbollistëve në skuadrën më të mirë të sezonit.

Skuadra e parë më e mirë ka emra si: Luka Donçiç, Xhejms Harden, LeBron Xhejms, Xhianis Antetokounmpo dhe Entoni Dejvis.

Donçiç është lojtari më i ri ndonjëherë që është zgjedhur në skuadrën më të mirë të sezonit. LeBron Xhejms ndërkohë është bërë basketbollisti me më shumë paraqitje në këto zgjedhje, me 16 herë në ekipin më të mirë të sezonit.

Skuadra e dytë më e mirë përbëhet nga: Kris Poll, Damian Lillard, Kavhi Leonard, Paskal Siakam dhe Nikola Jokiç.

Kurse skuadra e tretë më e mirë udhëhiqet nga Rasell Uestbruk, Ben Simons, Xhejson Tatum, Xhimi Batler dhe Rudi Gobert.

Në garë për titullin kampion janë katër skuadrat:Denver Nagets dhe Los Anxhelos Lejkers në Konferencën e Perëndimit, ndërsa Majami avancon 1-0 ndaj Bostonit në Konferencën e Lindjes.

LEXO EDHE:

Back to top button