Moti me diell i nxori qytetarët nëpër sheshe e parqe

Dielli i janarit i nxori qytetarët në natyrë. Moti i mirë ishte arsyeja që në ditën e dytë të vitit të ri parku i qytetit të jetë plot. Qytetarët thonë se i shfrytëzojnë ditët me diell që një pjesë të kohës së tyre ta kalojnë jashtë. Ishte e qartë se kjo më së shumti u përshtatet fëmijëve.

“Ta shfrytëzojmë ditën e bukur të paktën të kemi disponim pozitiv, të paktën të na gëzojë dielli”.

“Mot me diell, ta shfrytëzojmë pak ditën e bukur dhe të bëjmë një shëtitje me familjen”.

“Mot i bukur dhe mirë është pak të shihemi me miqtë”.

Por njerëzit janë të vetëdijshëm se moti i këtillë nuk është tipik për këtë pjesë të vitit. Ata kanë mendime të ndara rreth asaj se si ndikojnë në shëndet temperaturat relativisht të larta në mes të dimrit.

“Unë mendoj se ka ndikim pozitiv në shëndetin psikologjik, sepse disponimi është më i mirë, por nuk e di sa është e mirë kjo për shëndetin fizik sepse është e çuditshme që në këtë pjesë të vitit të jetë mot i tillë i bukur”.

“Pozitivisht në shëndet edhe në disponim sepse asgjë negative nuk mund të ndikojë në mot të tillë”.

“Me siguri negativisht, nuk është normale që në kohë të këtillë të jetë kaq e ngrohtë, kjo është pranverë, do fillojnë të lulëzojnë lulet!”.

Shumë njerëz kishte edhe në Çarshinë e vjetër në Shkup.

Megjithatë, i përbashkët për të gjithë bashkëbiseduesit tanë është mendimi se, pas një kohe të gjatë të kaluar në shtëpi për shkak të epidemisë me korona virusin, çdo mundësi për të qëndruar jashtë është e mirëseardhur.

Alsat

LEXO EDHE:

Back to top button