Lukarevsk: Qindra kompani kanë marrë ndihmë shtetërore, ndërsa nuk kanë paguar paga

Rreth 800 punëtorë kanë mbetur pa pagat e nëntorit, pasi që 245 pronarë të ndërmarrjeve kanë marrë ndihmë shtetërore për të paguar pagat, por paratë i kanë mbajtur për vete. Me këtë, vazhdon praktika e keqpërdorimit të ndihmës shtetërore. Numri fillestar ishte 596 pronarë që kanë marrë ndihmë dhe nuk u kanë dhënë pagë punëtorëve të tyre deri më 15-in e muajit, por me prerjen e bërë në ditën e fundit të vitit, numri i pronarëve keqpërdorës u përgjysmua. Nga Drejtoria e të Ardhurave Publike shprehen se të gjithë pronarët kanë marrë paralajmërim në afat prej shtatë ditësh për t’i paguar pagat, pas çka vijon arkëtimi i detyruar.

Lista e kompanive që kanë marrë shumën e mbështetjes financiare për muajin Nëntor, por nuk e kanë paguar atë në ditën e parë të punës do t’i dorëzohet Sekretariatit të Përgjithshëm për njoftim publik dhe transparent të atyre që nuk kanë bërë pagesën. Këtu para së gjithash ka të bëjë me ndërmarrjet që kanë nga një deri në pesë të punësuar, para së gjithash për bizneset familjare, të cilët jo vetëm që nuk i kanë pagat përmes kësaj ndihme shtetërore por edhe më parë nuk kanë paguar rroga për punëtorët e tyre kështu që duke zbuluar një problem kemi zbuluar më shumë probleme – tha Sanja Llukarevska – drejtoreshë e Drejtorisë së të Ardhurave Publike.

Sekretariati i Përgjithshëm do të kërkojë përgjegjësi penale edhe për këta pronarë. Në Prokurorinë Publike ende nuk ka epilog për 130 pronarët e para të denoncuar për të cilët që katër muaj më parë janë ngritur kallëzime në mënyrë që të nisen procedura penale. Gjithsej 13.200 punëdhënësish kanë marrë ndihmë shtetërore në lartësi prej 20 milionë eurove për të paguar pagën e nëntorit. Kjo masë do të vlejë edhe për pagat e dhjetorit, për kompanitë që kanë të ardhura të zvogëluara. Shuma e ndihmës lëviz nga 14.500 deri në 21.700 varësisht nga rënia e të ardhurave.

Andrea Çobanova

LEXO EDHE:

Back to top button