Kovid-19, autoritetet në pritje të vaksinës

Maqedonia e Veriut mbyll vitin 2020 me afro 19.300 raste aktive të Kovid-19 dhe 2.510 viktima. Nga 26 shkurti i vitit kaluar kur edhe zyrtarisht u regjistrua rasti i parë me Kovid-19 në Dibër, deri më 31 dhjetor autoritetet shëndetësore kanë diagnostikuar 83.743 persona me coronavirus. Në Institutin e Shëndetit Publik dhe qendrat tjera të testimit përfshi edhe ato private, janë testuar rreth 22 për qind e popullsisë, përkatësisht mbi 402 mijë persona.

Masat e para shtrënguese Qeveria filloi t’i zbaton nga 10 marsi, ndërsa qyteti i Dibrës ishte vendosur ndërkohë në karantinë 30 ditore. Muaji mars, prill dhe maj kur Ministria e Shëndetësisë kishte dhënë alarmin për valën e parë të virusit, u zbatuan masat më të rrepta shtrënguese si kufizimi i lëvizjes së lirë, ora policore dhe kufizimi i punës së objekteve gastronomike bashkë me qendrat tregtare. Ndërkohë ishin mbyllur edhe shkollat, ndërsa institucionet shtetërore kishin filluar me zbatimin e punës me turne.

Gjatë verës, kur edhe virulenca kishte shëruar rënie, autoritetet filluar lehtësimin e masave. Madje subjektet politike gjetën gjuhën e përbashkët edhe për zgjedhjet parlamentare. Pas formimit të Qeverisë së re, paralajmërimet kishin nisur për një valë të dytë cila, ashtu siç kishte deklaruar ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe erdhi më shpejtë se sa pritej. Gjatë tetorit, nëntorit dhe gjysmës së dhjetorit u regjistrua numri më i lartë i të infektuarve dhe viktimave, por edhe përskaj shifrave alarmante masat shtrënguese nuk ishin si ato të fillimit.

Autoritetet janë në pritje të vaksinës në vendin tonë. Qeveria ka nënshkruar marrëveshje me AstraZenika në bazë të Kovaks mekanizmit, ndërsa dozat e para të vaksinave pritet të arrijnë në muajin shkurt.

Adrian Kerimi

LEXO EDHE:

Back to top button