Donjeta mundi ish kampionen e Evropës nga Franca

Boksierja kosovare Donjeta Sadiku në çerekfinale të turneut ndërkombëtar “Balkan Sofia”, mundi bindshëm boksieren me përvojë dhe ish-kampionen evropiane nga Franca, Hamadouche Maiva.

Sadiku nuk lejoi befasi dhe qysh nga raundi i parë filloi të boksojë në mënyrë taktike, duke goditur kundërshtaren, e cila gjatë tre raundeve sulmoi Donjetën, por ajo në mënyrë profesionale iu shmang goditjeve të boksieres franceze.

Në fund të duelit, Donjeta unanimisht u shpall fituese, ndërsa në gjysmëfinale, përballet me boksieren nga Zvicra, Ana Milishiç.

LEXO EDHE:

Back to top button