Dopieta e Zhegrovës ndaj Lensit, Lille merr 3 pikë

Lille-Lens çelën javën e 27-të të Ligue 1, me vendasit që “shijuan” 3 pikët falë sulmuesit të përfaqësueses së Kosovës, Edon Zhegrova.

Ndeshja e luajtur në “Stade Pierre-Mauroy” u mbyll me rezultatin 2-1, me të dy golat që për Lille i shënoi sulmuesi dardan. Nëntë minuta lojë i mjaftuan Zhegrovës për të gjetur rrugën drejt rrjetës dhe për të kaluar Lille në avantazh.

Ndërkohë, në minutën e 60′ Edon Zhegrova u gjend në vendin e duhur në kohën e duhur dhe realizoi golin e dytë për Lille.

Vahi, i cili e nisi këtë takim nga stoli gjeti rrugën drejt rrjetës në minutën e 78′ dhe rihapi sfidën. Megjithatë, gjithçka në fund u mbyll me rezultatin 2-1, me Lille që pas këtij takimi renditet momentalisht në vend të tretë me 46 pikë, teksa Lens renditet në vend të gjashtë me 42 pikë.

LEXO EDHE:

Back to top button