Dopieta ndaj Liverpullit, Skamaka futet në histori

Xhanluka Skamaka ishte heroi i Atalantës në triumfin 0-3 të arritur në “Anfield” ndaj Liverpulit. Sulmuesi italian arriti të shkëlqente me dopietë, teksa u bë lojtari i parë italian i cili arrin të shënojë 2 gola në “Anfield” kundër Liverpulit në kompecionet e mëdha europiane.

Vlen të theksohet fakti se Skamaka po kalon një moment të artë me Atalantën, ku në 7 ndeshjet e fundit mes Europës dhe kampionatit Italian, ka arritur të gjejë plot 6 herë rrugën e rrjetës.

Në Serinë A, ai ka shënuar 8 gola në 23 aktivizime.

LEXO EDHE:

Back to top button