VIDEO/ E pabesueshme, me kamxhik goditet futbollisti në Arabinë Saudite

Një ngjarje e pabesueshme ka ndodhur pas ndeshjes finale të Superkupës së Arabisë Saudite, vend ku afrimi i emrave të mëdhenj të futbollit botëror duket se nuk ka ndryshuar ende mentalitetin e disa tifozëve.

Al Hilal mundi në finale Al Itihad me shifrat 4-1, duke çuar në 33 numrin e fitoreve radhazi në të gjitha kompeticionet. Por ndërsa fituesit festonin me trofeun, ajo që i ndodhi marokenit të Al Itihad, Abderrazak Hamdallash, është për të vënë duart në kokë.

Ky i fundit ishte autori i golit të vetëm për ekipin e tij, por edhe gaboi në penallti gjatë sfidës. Ai po largohej nga fusha kur me shishen e uji që kishte në dorë, lagu një tifoz që gjendej në tribunë.

Tifozi në fjalë nxori menjëherë kamxhikun dhe nisi ta godiste lojtarin, duke dhuruar një skenë të pabesueshme që po bën xhiron e rrjetit.

LEXO EDHE:

Back to top button