Dorëhiqen ministrat, Qeveria bullgare në krizë?

Dorëhiqen ministrat, Qeveria bullgare në krizë?

“Ka një komb të tillë” dhe lideri i saj Slavi Trifonov akuzojnë se po ndiqet politikë e dyfishtë për çështjen e vetos ndaj Maqedonisë së Veriut. Nga njëra anë, sipas tyre, është politika e Gencovskës si shefe e diplomacisë, dhe nga ana tjetër është kryeministri Petkov që udhëheq një politikë tjetër.

Dy ministrat e partisë “Ka një komb të tillë”, Teodora Gencovska, Ministre e Punëve të Jashtme dhe Aleksandar Nikolov, Ministër i Energjetikës, sot do të japin dorëheqje nga postet e tyre në qeverinë bullgare, raportojnë mediat bullgare.

Dorëheqjet e tyre do të pasojnë pasi “Ka një komb të tillë” vendosi të largohet nga koalicioni qeverisës për shkak të, siç tha lideri i saj Slavi Trifonov, politikës së dyfishtë të kryeministrit Kiril Petkov ndaj Maqedonisë së Veriut dhe mungesës së parave të vendit.

Pas largimit të partisë nga pushteti, ministri i Sportit Radostin Vasilev dhe ai i Zhvillimit Rajonal dhe Punëve Publike Grozdan Karadzov tashmë kanë dhënë dorëheqje.

Në ngjarjen e fundit publike, intervistën e djeshme për Darik Radio, Trifonov përsëriti se një nga arsyet e largimit nga qeveria është çështja e Maqedonisë së Veriut.

LEXO EDHE:

Back to top button