Në Brazil arrestohet ish shefi i Formula 1

Ish-shefi i Formula 1, Bernie Eklestoun, u arrestua në Brazil për mbajtje të paligjshme të një arme teksa hipte në një avion privat për në Zvicër, lajmëron policia braziliane. Me këtë rast policia gjeti një pistoletë të vogël, gjysmë automatike, 32 milimetra LË Seecamp, pa dokumente të vlefshme në bagazhin e Eklestounit gjatë një ekzaminimi me rreze X, thuhet në deklaratë, duke shtuar se më pas britaniku u arrestua dhe u dërgua në një strukturë në aeroportin “Viracopos”, afër Sao Paulos.

Eklestouni pranoi se kishte një armë, por tha se nuk e dinte se ishte në bagazhin e tij. Britaniku pagoi garancinë dhe u lirua për të udhëtuar në Zvicër.

Ndryshe Eklestoun (91) është i martuar me Fabiana Eklestoun nga Brazili dhe shërben si zëvendëspresident i FIA-s dhe anëtar i Këshillit Botëror të Motor-Sporteve.

Në muajin maj, ai mori pjesë në disa ngjarje në vendin e Amerikës së Jugut, duke përfshirë një garë lokale makinash në një fshat pranë Sao Paulo, si dhe u shoqërua me kampionin tre herë botëror Nelson Pike në Brazilia.

LEXO EDHE:

Back to top button