Nga Prishtina në Kiev, reagime ndaj qëndrimit të Zelenskit

Gazetare: Ilirida Sulejmani

Vijojnë reagimet e ashpra ndaj deklaratës së presidentit ukrainas Vollodimir Zelenski, të bërë në Beograd kundër pavarësisë së Kosovës. Pas Prishtinës dhe Tiranës, reagime edhe në Ukrainë. Deputeti i parlamentit ukrainas nga partia opozitare Solidariteti Evropian, Oleksij Gonçarenko deklaratën e Zelenskit e cilësoi si “gabim diplomatik”.

“Ky është një gabim diplomatik. Ukrainasit e mbështesin pavarësinë e Kosovës dhe ne besojmë se Ukraina duhet ta njohë shtetin. Unë do të vazhdoj të luftoj për pavarësinë ë Kosovës dhe përfundimisht Ukraina do ta njohë atë”. – Vizart-Oleksiy Goncharenko (deputet i Parlamentit ukrainas).

Ndaj deklaratës së Zelenskit reagoi edhe Yurii Hudymenko, veteran i luftës dhe kryetar i Këshillit Publik Kundër Korrupsionit pranë Ministrisë së Mbrojtjes së Ukrainës, i cili në një postim në Facebook, tha se ndihet i neveritur dhe i turpëruar nga qëndrimi i presidentit ukrainas, duke kujtuar mbështetjen që Kosova u ka dhënë ukrainasve, ushtarëve dhe refugjatëve që nga nisja e pushtimit rus.

“Shpresoj që miqtë e mi nga Kosova ta kuptojnë se fjalët e presidentit nuk janë gjithmonë mendimi i të gjithë vendit”. – Vizart-Yurii Hudymenko (Kryetar i Këshillit Publik Kundërr Korrupsionit pranë Ministrisë së Mbrojtjes së Ukrainës).

Deklarata bëri jehonë të madhe në mediat ukrainase, të cilët nënvizuan se Prishtina ishe një nga vendet e cila ka mbajtur baner me mbishkrimin “Free Ukraine” dhe ka qëndruar në qendër të kryeqytetit që nga fillimi i pushtimit të plotë rus ndaj Ukrainës.

Edhe Kreu i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Sali Berisha, ka reaguar pas deklaratës së Zelenskit,i cili e cilësoi këtë qëndrim si të papranueshëm dhe në kundërshtim me vendime ndërkombëtare.

LEXO EDHE:

Back to top button