Protestuesit në Shqipëri: Do të rikthehemi më fuqishëm në shtator

Gazetare: Ilirida Sulejmani

Protestat në Shqipëri po vazhdojnë pa shenja tërheqjeje, duke premtuar rikthim edhe më të fuqishëm gjatë muajit shtator.

Mijëra qytetarë iu bashkuan protestës që në ditët e para, ndërsa me kalimin e javëve, edhe pse numrat duket se janë pakësuar, arsyet që njerëzit argumentojnë për të dalë ne shesh janë shtuar. Protestuesit vazhdojnë të përsërisin kërkesat e tyre për largimin e qeverisjes së Kryeministrit Edi Rama, ndërsa disa pjesëmarrës nga diaspora kanë bërë thirrje që vendi t’i japë më shumë hapësirë brezit të ri dhe kanë deklaruar se protestat do të vazhdojnë derisa kërkesat të plotësohen.

“Ne vazhdojmë të kërkojmë dorëheqjen e Edi Ramës dhe qeverisë së tij për arsye se ka shkelur kontratën që ka lidhur  me qytetarët. Si çdo kontratë që lidhet ka te drejtat dhe detyrimet. Kjo qeveri nuk i ka plotësuar detyrimet dhe duhet të largohet”. – qytetar.

“Hajdeni bashkohuni këtij sheshi për një të ardhme më të mirë, sepse do ngelni si nëna dhe babai im duke parë derën se kur do ju kthehet fëmija. A e doni këtë të ardhme?” – tha një qytetar.

Protestuesit shprehen se protestat masive në shesh do të rikthehen shumë më të fuqishme gjatë muajit shtator, me nisjen e sesionit të ri parlamentar në datën 7 shtator.

LEXO EDHE:

Back to top button