Tajfuni godet Kinën, mbi 1 milion banorë evakuohen

Mbi 1 milion banorë janë evakuuar në Kinën lindore, ndërsa tajfuni Dolphin ka goditur rajonin me reshje të dendura, erëra të forta dhe rrezik të lartë për përmbytje. Stuhia preku tokën të dielën në mbrëmje në provincën Zhejiang, duke shkaktuar ndërprerje të transportit dhe përmbytje në disa zona. Në Shangai, një nga qendrat më të mëdha ekonomike të Kinës, rreth 1,000 fluturime u anuluan të hënën.

Edhe pse autoritetet e kanë ulur klasifikimin e Dolphin nga tajfun në stuhi tropikale, paralajmërimet për reshje ekstreme dhe përmbytje mbeten në fuqi deri të mërkurën. Pamjet nga Shangai tregojnë rrugë të përmbytura dhe ujë që ka hyrë në katet e para të bizneseve. Autoritetet u kanë bërë thirrje banorëve të shmangin daljet nga shtëpitë, ndërsa disa prej atraksioneve më të njohura turistike janë mbyllur përkohësisht. Në Zhejiang, autoritetet kanë zhvendosur rreth 1 milion e 300 mijw persona.

LEXO EDHE:

Back to top button