Dortmundi “demolon” Duisburgun, Rojs rikthehet me gol

Skuadra e Borusia e Dortmundit ka shënuar fitore të thellë në transfertë në Kupën e Gjermanisë, duke mundur Duisburgun me rezultat të thellë 0-5. “Verdhezinjt’ shënuan dy herë në 30 minutat e para, me Xhadon Sanço dhe Xhud Belingam. Gjërat shkuan edhe më keq për skuadrën e Duisburgut, pasi që Dominik Volkmer u ndëhskua me karton të kuq në minutën e 38-të. Këtë gjë mjaft mirë e shfrytëzoi Dortmundi dhe Torgen Hazard shënoi nga penalltia në minutën e 39-të për 3-0.

Në pjesën e dytë, skuadra mysafire shënoi edhe dy herë në portën e Duisburgut. Rejna ngriti shifrat në 4-0, ndërsa në minutën e 58-të, në prekjen e tij të parë në këtë ndeshje pas rikthimit, Marko Rojs shënoi për 0:5, duke u rikthyer në mënyrën më të mirë të mundshme nga lëndimi.

LEXO EDHE:

Back to top button