Kaçanov eliminohet nga Mastersi në Romë

Bartësit Dimitrov, Çoriç dhe Krajinoviq me fitore kanë nisur turneun Masters në Romë, të parin për vitin 2020 që zhvillohet ne terrene me dhe. Në turneun që është një parapërgatitje për “Rolan Garrosin”, favorit kryesor janë Gjokoviq dhe Nadal, të cilët gjatë ditës së martë do të shfaqen në terrenet “Foro Italiko” në Romë.

Krajinoviq mundi Ozher Alisiemin me 2-0 në sete (6-4, 7-5), ndërsa me të njëjtin rezultat Dimitrov mundi Magerin nga Italia, ndërsa Çoriq ishte më i suksesshëm ndaj Garinit.

Befasi e madhe është eliminimi i rusit Kaçanov, i cili në tri sete u mund nga norvegjezi Rud (6-3, 3-6, 6-1).

LEXO EDHE:

Back to top button