Dortmundi dorëzohet para kërkesave për Halandin

Drejtuesit e Borussias së Dortmundit e kanë të qartë se do të jetë shumë e vështirë që Erling Haland të veshë fanellën verdhezi përtej sezonit aktual. Pavarësisht interesimit të Barcelonës, Realit të Madridit dhe Çellsit, klubi gjerman arriti ta mbante talentin norvegjez, por në fund të këtij sezoni situata do të ndryshojë.

Qershorin e ardhshëm hyn në fuqi klauzola e largimit të 21-vjeçarit, që zbret në shifrën 90 milionë euro. Skuadra e Çellsit, fituesja në fuqi e Ligës së Kampionëve, ka hequr dorë nga Haaland, pasi siguroi shërbimet e Lukakut, megjithatë pritet të zhvillohet një ankand verën e ardhshme dhe në lojë do të futet edhe Liverpuli. Klubi që do t’i sigurojë pagën më të lartë sulmuesit dhe do të përmbushë edhe kërkesat e menaxherit Raiola.

Por shpresat për qëndrimin e Haalandit në Dortmund nuk janë venitur. Shefi ekzekutiv i verdhezinjve, Joakim Vatzke, nuk e përjashton plotësisht mundësinë që Haaland të qëndrojë gjatë te verdhezinjtë.

“Sigurisht që do të jetë e vështirë. Nuk po them që është e pamundur. Ne do të bëjmë gjithçka për t’i mbajtur lojtarët tanë kryesorë, besnikë ndaj nesh,” tha mes tjerash Vatzke.

Haaland shpërtheu fillimisht me Red Bull Salzburgun, duke shënuar 29 gola në 27 ndeshje. Që kur u transferua në Bundesligëm, te Dortmundi, ka treguar një formë të jashtëzakonshme, me 68 gola në 67 ndeshje në të gjitha garat. Potencialin e tij jonormal e ka shfaqur edhe në përfaqësuesen e Norvegjisë me 12 gola në 15 takime.

LEXO EDHE:

Back to top button