Dortmundi firmos zviceranin 23 vjeçar

Fituesi i Kupës së Gjermanisë, skuadra e Borusia Dortmundit, firmosi me portierin zviceran, Gregor Kobell, i cili vjen nga radhët e Shtutgartit për 15 mln euro. Portieri 23 vjeçar firmosi me skuadrën gjermane deri në vitin 2026.

Kobel nisi karrierën te Gras’hopersi, pas së cilës vazhdoi te Hofenhajmi, ndërsa në vitin 2016 kaloi në ekipin e parë. Pastaj u huazua te Augsburgu dhe Shtutgarti , ndërsa në vitin 2020 firmosi kontrantë permanente.

Tani për tani Kobel nuk ka asnjë paraqite për kombëtaren e Zvicrës, mirëpo ka luajtur për Zvicrën U17 dhe U21.

LEXO EDHE:

Back to top button