Dortmundi, nga 5 futbollist ka përfituar 321 mln euro!

Borusia Dortmund është dëshmuar të jetë një “supermarket” jashtëzakonisht i shtrenjtë në vitet e fundit dhe transferimi i Erling Halland, është i fundit në një seri transferimesh me miliona euro.

Dortmundi ndër vite ka treguar se ka skautë të mëdhenj, që dijnë të zbulojnë talente të mëdha dhe t’i sjellin në radhët e tyre për një shumë të vogël. Pas vetëm disa sezonesh, talentet në Dortmund bëhen yje që shiten shtrenjtë te gjigantët europian. Vetëm nga shitja e pesë lojtarëve, Borusia ka realizuar një fitim prej 321 mln euro.

Ousmane Dembele, Obamejang, Pulishiç, Sanço dhe Haland, arritën në klub për një total prej 56 milionë euro dhe u shitën për një total prej 377 milionë euro!

LEXO EDHE:

Back to top button