Draçeva dhe Studeniçani nën pushtetin e mushkonjave

Gazetare: Ilirida Sulejmani

“Ndodhemi në Draçevë, vendbanimi që aktualisht shënon numrin më të madh të rasteve me ethet e Nilit Perëndimor. Kjo sëmundje virale transmetohet nëpërmjet pickimit të mushkonjave të infektuara. Banorët thonë se janë të shqetësuar nga numri i madh i mushkonjave dhe ankohen se nuk ka spërkatje të mjaftueshme për parandalimin e përhapjes së tyre”

“Spërkatin dhe duhet të spërkatin më shumë.Edhe atje t’i spërkatin kanalet. Përndryshe, vetëm një punonjës spërkat me dorë dhe hedh preparate biologjike. Kjo është. Ne kujdesemi të gjithë, të rinj e të moshuar,” tha një banore.

“Është tmerr. Kjo është një katastrofë e paparë. Në shtëpi mezi rrihet. Më së shumti ka këtë muaj. Duhet të spërkatet, të dezinsektohet. Mjete për mbrojtje blejmë në farmaci,” tha një tjetër banor.

“Mendoj se për mushkonjat më së shumti ndikon mjedis i parregulluar dhe jo i shëndetshëm. Unë mendoj se as nuk spërkatet as nuk mirëmbahet dhe rezultatit i kësaj është vetëm papërgjegjësia e institucioneve tona përkatëse,” u shpreh banorja.

Ndërkohë, në komunën e Studeniçanit janë regjistruar dy raste me infeksionin e etheve të Nilit Perëndimor.

“Bisedohet për dy raste nga ky infeksion, Njëri është i moshës diku afër 70 vjeçar dhe një pacient është i moshës më të re nën 30 vjeç. Gjendja e tyre, për momentin sa kam unë informata, nuk është e mirë.” – Ejup Abazi (Kryetar i komunës së Studeniçanit).

Kryetari i komunës, Ejub Abazi, tha se ka qenë në komunikim edhe me Ministrinë e Shëndetësisë, ndërsa hodhi poshtë deklaratat e Ministrit të Shëndetësisë Klekovski se komuna nuk ka spërkatur.

“….. sa i takon pastaj aktiviteteve tona për spërkatje kundër mushkonjave është dita e dytë me radhë që ne spërkasim në territorin e  komunës, posaçërisht në fshatrat Moranë, Studeniçan, Batincë.01:01-01-25.01:36-02-02Kemi qenë ne në komunikim me autoritetet edhe të Ministrisë së Shëndetësisë, pasi që me siguri obligim i komunave jashtë qytetit të Shkupit është që vetë komuna ta bën, por ne kemi mundësi vetëm nëpër tokë ta bëjmë spërkatjen. – Ejup Abazi (Kryetar i komunës së Studeniçanit).

Rritja e numrit të mushkonjave kanë shtuar shqetësimin te banorët, të cilët kërkojnë masa më të shpeshta për parandalimin e  përhapjes së infeksionit. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button