Përplasje e re VMRO–LSDM: Pushteti i përgjigjet Filipçes për pagat dhe pensionet

Ka reaguar VMRO-DPMNE-ja. Sipas partisë maqedonase në pushtet Venko Filipçe nuk ndalet me përhapjen e gënjeshtrave. Sipas VMRO-së pagat janë rritur në këtë qeverisje. “Në periudhën nga korriku i vitit 2024 deri në maj të vitit 2026, paga mesatare është rritur për mbi 8500 denarë, ose mesatarisht për 373 denarë në muaj. Qeveria e udhëhequr nga VMRO-DPMNE për vetëm një vit e gjysëm, rriti pensionet për 7 mijë denarë, ose mesatarisht rreth 300 denarë në muaj. Atë që LSDM e bëri për 7 vite qeverisje, VMRO e realizoi për 18 muaj”, reagon VMRO-DPMNE. Kjo parti thekson se politikat e siç i quan të suksesshme, opozita nuk mund ti zbehë me konferenca shtypi.

LEXO EDHE:

Back to top button