Drejtori i MEPSO-së: Na duhen 30 milionë euro

Drejtori i MEPSO-së, Kushtrim Ramadani, ka thënë në “Magazina Ekonomike” se u duhen mjete për krizen në energji, shkruan Alsat.

Ai ka treguar se u duhen për momentin 30 milionë euro, derisa ka bërë me dije se këtë e kanë edhe me shkresë të dërguar në institucione.

“Ne si MEPSO për momentin na nevojiten diku 30 milionë euro, gjë të cilën edhe me shkresë e kemi drejtuar deri te Qeveria, Ministria e Ekonomisë, Komisioni Rregullator i Energjetikës dhe Ministria e Transportit dhe Lidhjeve”, ka thënë Ramadani./ Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button