Drejtuesit e Çellsit, të bindur se do të “blindojnë” mesfushorin francez

Pas zërave të ditëve të fundit se mesfushori francez N’Golo Kante mund të largohet nga Çellsi, drejtuesit e klubit londinez shprehen së do të arijnë të rinovojnë kontratën me 31-vjeçarin. Kontrata e tij skadon në fund të këtij sezoni dhe ai rrezikon të largohet me koston zero verën e ardhshme.

Skuadra e Barcelonës dhe ajo arabe e Al Nassr janë interesuar për mesfushorin francez, që duket se është i pakënaqur nga oferta e re që i ka bërë Çellsi.

Blutë e Londrës i kanë ofruar një kontratë të re 2-vcjeçare, me të drejtë rinovimi prë një vit, por me një ulje të rrogës. Për momentin Kante ka refuzuar, por palët janë duke biseduar dhe sipas “Sky Sports”, drejtuesit e Çellsi janë të bindur se do të gjejnë një marrëveshje brenda janarit.

“Mendojmë se do të gjejmë një zgjidhje të mirë për të gjithë dhe do ta shohim sërish Kante-n në Stemford Brixh,” thanë drejtuesit e Çellsit për mediat britanike.

LEXO EDHE:

Back to top button