Man. Siti ka konfirmuar se qendërsulmuesi Serhio Aguero, do largohet në fund të këtij edicioni. Pas plotë një dekade, argjentinasi do të largohet nga “Etihad”, si golashënuesi numër një në historikun e klubit anglez. Presidenti i Man. Siti, Khaldoon Al Mubarak, ka konfirmuar se Agueros do t’i ndërtohet një statujë pranë stadiumit.
“Kontributi i Agueros te Man. Siti në këto 10 vitet e fundit ka qenë i madh. Ende s’ka ardhur koha për fjalë lamtumire dhe deklarata. Ka ende shumë që të arrihet me Serhion. Në të njëjtën kohë, jam i lumtur të njoftoi se do krijohet një statujë e Serhios në “Etihad” se bashku me Vinsent Kompani dhe David Silvan”, tha Al Mubarak.
Kujtojmë se Serhio Aguero ka shënuar 257 gola në 348 paraqitje, ndërkohë kërkohet nga Barcelona.








