Drilon Islami edhe zyrtarisht do të vesh fanellën e Shkëndijës nga Tetova

Mesfushori defensiv Drilon Islami është zyrtarisht lojtar i ri i Shkëndijës së Tetovës. Klubi kuqezi ka realizuar një nga transferimet më të spikatura të afatit kalimtar dimëror, duke siguruar shërbimet e futbollistit 25-vjeçar.

Islami së fundmi ishte pjesë e ekipit rumun Kluzh, ndërsa deri pak kohë më parë ishte shumë pranë një transferimi te kampioni i Kosovës, Ballkani. Megjithatë, marrëveshja mes palëve nuk u finalizua, pasi nuk u arrit një akord përfundimtar.

Pas dështimit të këtij transferimi, Shkëndija reagoi menjëherë duke intensifikuar interesimin dhe duke hyrë në bisedime konkrete me futbollistin. Klubi nga Tetova arriti ta mbyllë me sukses marrëveshjen, ndërsa Islami hodhi firmën dhe u bë zyrtarisht pjesë e ekipit.

Drilon Islami pritet të jetë një nga përforcimet më të rëndësishme të Shkëndijës në këtë afat kalimtar të dimrit, duke sjellë stabilitet dhe rritje cilësie në mesfushë. Islami më herët ka luajtur vetëm në kampionatin e Kosovës, ku ka mbajtur fanellën e Prishtinës, Ferizajt dhe Dritës.

LEXO EDHE:

Back to top button