Drita dërgon kërkesën e tretë në selinë e UEFA-s
Alsat
17.08.2020 11:47
Skuadra e Dritës, kampionia e Kosovës, ka bërë edhe kërkesën e tretë për zhvillimin e ndeshjes ndaj Linfieldit. Feti Murseli, drejtori i klubit nga Gjilani ka zbuluar kërkesat e Dritës për UEFA-n.
“Kërkesa e vetme është që të zhvillohet ndeshja. Neve na është bërë e padrejtë. Vendimi ka qenë subjektiv. Jemi dëmtuar. Autoritetet kanë vendosur të kthehemi në Kosovë. Në momentin e parë kemi kërkuar që ndeshja të zhvillohet pas tri ditësh, por prap përgjigjja ka qenë e njëjtë. Në kërkesën e dytë kemi kërkuar që ta zhvillojmë ndeshjen me juniorë, që po ashtu u refuzua. Dje e kemi bërë edhe një kërkesë që takimi mes Legias dhe Linfield të shtyhet, që ne ta luajmë ndeshjen. Tani jemi në pritje”, tha mes tjerash Murseli për mediat në Kosovë.