Drita dhe Shkëndija luajnë ndeshjet e radhës në Ligën e Konferencës

Liga e Konferencës rikthehet me ndeshjet e javës së 5-të. 9 sfida do të zhvillohen në orën 18:45 dhe nëntë të tjera në orën 21:00.

Drita do të përballet me AZ Alkmar dhe do të kërkojë një fitore për tu ngjitur në renditje, e cila aktualisht ndodhet në vendin e 8-të. Ndërsa Shkëndija e vendit të 25-të do të presë Slovan Bratislava.

Ndërkohë Enea Jorgji do të jetë arbitri kryesor në sfidën Breidablik-Shamrok Rovers. Denis Rexha dhe Ridiger Çokaj janë asistentët e tij, ndërsa arbitër i katërt është Kreshnik Cjapi. Në VAR është italiani Gianluca Aureliano, ndërsa në AVAR arbitri shqiptar Kreshnik Barjamaj.

LEXO EDHE:

Back to top button