San Antonio Spars eliminon Los Anxhelesin Lejkersin nga Kupa e NBA-s
Sot u kompletua edhe dysheja e dytë gjysmëfinaliste në Kupën e NBA-s. San Antonio Spurs siguroi kualifikimin me një fitore 132:119 ndaj Los Anxheles Lejkers. Stefon Kastële dhe De’Aaron Foks udhëhoqën Spurs-at drejt triumfit, duke kombinuar 50 pikë.
Edhe pse Lejkersat patën paraqitje të forta individuale nga yjet e tyre, ato nuk mjaftuan për të shmangur humbjen.Luka Donçiç regjistroi 35 pikë dhe 8 asistime, ndërsa LeBron Xhejms kontribuoi me 19 pikë, 15 kërcime dhe 8 asiste, por Spurs dominoi në momentet kyçe.
Oklahoma Siti Thandër treguan forcë të jashtëzakonshme duke mposhtur Feniks Sansin me plot 49 pikë diferencë (138:89). Shai Xhilxheous-Aleksander ishte më efikasi te kampionët me 28 pikë në 27 minuta, ndërsa Çet Hollmgren shtoi 24 pikë. Te Feniksi, Dillon Bruks ishte shënuesi më i mirë me vetëm 16 pikë, një tregues i qartë i lojës së dobët të Sans kundër një Thandër-i dominues.
Gjysmëfinalet e Kupës në NBA:
Orlando Mexhik – Nju Jork Niks
Oklahoma Siti Thandër – San Antonio Spars







