Skuadra e Dritës edhe pse pësoi humbje 3:0 ndaj Rajo Valejkano-s, arriti të sigurojë play-offin e Ligës së Konferencës. Tani për skuadrën kosovare janë mësuar dy kundërshtarët e mundshëm. AZ Alkmaari dhe Celje janë dy prej kundërshtarëve të ardhshëm dhe vetëm shorti do të përcaktojë njërin prej tyre.
Pikërisht për këto dy kundërshtarë, foli edhe trajneri Zekirija Ramadani pas ndeshjes mbrëmë. Ai i frikësohet skuadrës nga Holanda, pasi e “shkatërroi” në mes të Prishtinës javë më parë.
“AZ Alkmaar e njohim, preferoj Celjen si kundërshtar në play-off”, ka thënë Ramadani.
Shorti për këtë fazë do të hidhet më 16 janar të vitit 2026./Indeksonline/








