Oklahoma rikthehet te fitorja, duke mundur 122-101 LA Klipers dhe korri suksesin e 25-të sezonal në NBA. Aleksander Shai me 32 pikë mbetet si gjithnjë lider për “Thander”. Jashtë fushe fiton Majami, që mundi 106-95 Bruklinin, ndeshje ku u dallua Norman Powell me 24 pikë.
Fitore pas kohës shtesë për Dallasin, që mundi 116-114 Detroitin. Kuper Flag me 23 pikë e 10 kërcime u dallua për teksanët. Pas një ndeshje spektakolare, skuadra e Lejkersit mundi 143-135 Juta Xhazin në transfertë. Luka Donçiç realizoi një “triple double”, me 45 pikë 11 kërcime e 14 asist.
Zhgënjen sërish ekipi i Miluokit, që u mund 111-105 në shtëpi nga Toronto. Dyshja Ingram-Barns realizoi 53 pikë për ekipin kanadez.
Në sekondat e fundit humbet Golden Stejt, që u mund 99-98 nga Feniksi (Buker e Bruks 49 pikë së bashku), ndërsa Portland mundi 134-Sakramenton në kohën shtesë (Avdija 35 pikë).
NBA-Rezultatet
Sharlot – Atlanta, 133-126
Indiana – Nju Jorku, 113-114
Bruklin – Majami, 95-106
Milluoki – Toronto, 105-111
Nju Orlins – Houston, 133-128
Oklahoma – LA Klipers, 122-101
San Antonio – Uashington, 119-94
Dallas – Detroit, 116-114
Denver – Orlando, 126-115
Feniks – Golden Stejt, 99-98
Juta Xhaz – LA Lejkers, 135-143
Portland – Sakramento, 134-133








